2 të arrestuar në Tiranë, shisnin kanabis dhe kokainë pranë një shkolle

Më datë:

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës për shitje narkotikësh. 40-vjeçari Dritan Doçi dhe 28-vjeçari Pajtim Gallushit u kapën me 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 thikë, shuma parash të fituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi Pajtim Gallushit”, njoftoi policia.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë 40-vjeçari.

Komisariati nr. 3, prej disa ditësh ishte vënë në ndjekje Doçit dhe Gallushit. Doçi kishte marrë një lavazh me qira pranë Universitetit Bujqësor, ku fshihnin dhe e shisnin drogën.

Efektivët fillimisht kapën 19-vjeçarin që ishte klient i të arrestuarve, më pas blutë arritën të arrestonin shpërndarësit. Dy të ndaluarit nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...