Nuk deklaroi 3.7 mln Euro të ardhura, shpallet në kërkim administratori i “Buzi Sport”

Më datë:

Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë të të martë se ka goditur një rast evazioni fiskal dhe shpalli në kërkim Oltion Buzin, pasi subjekti që administronte nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura.

“Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor”, njoftoi organi i akuzës.

Hetimet e prokurorisë treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

“Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara”, njoftoi prokuroria.

Sipas hetimeve në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë, shkon në tre numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar...

Berisha: Kushdo që jep kontribut kundër Ramës, është i mirëpritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...

Xhafaj: Të nisim një ditë të parë për të gjithë, kundër përjashtimit të dy deputetëve

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë...

Aksident i rëndë në Murriz, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës...