3.5 C
Tirana

Nëse ke iPhone, Apple sugjeron të bësh një përditësim sa më shpejt!

Më datë:

Çdo përdorues i iPhone duhet të shkojë te Settings dhe të kontrollojë përditësimin më të fundit të iOS. Apple ka lançuar disa ‘updates’ që sipas kompanisë janë tejet të rekomandueshme.

“Settings > General > Software Updates”, hapat që duhet të ndiqni.

“Sigurohu të instalosh versionin 18.2.1 të iOS”, është paralajmërimi i kompanisë për çdo përdorues, në telefon ose kompjuter të kësaj marke. Sipas Apple, ky updatim mundëson një ‘korrigjim’ të disa problemeve në sistem. Ende nuk dihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, por rekomandohet që të shkarkohet sa më shpejt.

Po ashtu sugjerohet që përditësimin ta bëni automatik, në mënyrë që të mos detyroheni të kontrolloni herë pas here për opsionet e reja. “Automatic Update” mund të vihet në punë gjatë natës, gjë që nuk do ju krijojë bezdisje. Pas zgjimit, do keni gati çdo përditësim!

Mësohet se version më i fundit i iOS ka të integruar më shumë opsione të Inteligjencës Artificiale, që kanë të bëjnë qoftë me ChatGPT apo editimin e fotove. Duhet theksuar se versionet më të fundit nuk mundësohen për çdo pajisje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Draft-konkluzionet e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog…

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton...

Dy lokale ishin kthyer në ambient të lojërave të fatit, tre të arrestuar, nën hetim i mituri që po vinte baste

Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit...