8.5 C
Tirana

Shehi dhe Alibeaj platformë për ndërtimin e koalicionit zgjedhor, ftojnë partitë e tjera t’u bashkohen

Më datë:

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi dhe kryetari i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj paraqitën sot platformën për ndërtimin e një koalicioni zgjedhor për zgjedhjet e vitit 2025.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata ftuan edhe partitë e tjera politike që qëndrojnë jashtë spektrit të Sali Berishës e Ilir Metës dhe që ndajnë parime të njëjta me ta, të bëhen pjesë e këtij koalicioni.

Sipas tyre, procesi i ndërtimit të këtij koalicioni do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës, duke angazhuar politikën dhe qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Në kushtet kur grupimet kryesore politike kanë mbyllur listat zgjedhore dhe kanë forcuar një sistem që favorizon qeverisjen autoritare dhe të korruptuar, është thelbësore të ndërmerret një veprim i përbashkët dhe i vendosur. Të gjithë ata që mbështesin hapjen e listave zgjedhore dhe ndajnë vlerat e demokracisë duhet të bashkohen në një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Drejtuesit e “Djathtas 1912” dhe LZHK-së u shprehën se “bashkë me forca të tjera politike kanë përdorur çdo mjet ligjor dhe institucional për të garantuar respektimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

“Përpjekjet tona në Gjykatën Kushtetuese për të rikthyer Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën dhe për të hapur listat zgjedhore nuk arritën rezultatin e dëshiruar. Kjo përbën një mundësi të humbur për demokratizimin e vendit dhe për rrëzimin e një sistemi politik të dështuar. Megjithatë, mundësitë për ndryshim mbeten të hapura”, u shprehën ata.

Shehi dhe Alibeaj theksuan se platforma e paraqitur prej tyre synon krijimin e një koalicioni të gjerë, të bazuar në vlerat e demokracisë, përfaqësimit dhe përfshirjes qytetare.

“Kjo platformë është një apel për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, publikë dhe qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më të mirë. Synimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i ofertës politike, por edhe konkretizimi i saj në një koalicion të gjerë që reflekton kërkesat e qytetarëve për ndryshim. Dokumenti që prezantojmë sot synon të nxisë një debat të gjerë publik dhe politik mbi modalitetet dhe objektivat e këtij koalicioni. Ai mbetet i hapur për komente, sugjerime dhe përmirësime nga të gjithë ata që ndajnë vlerat themelore të demokracisë dhe ndiejnë urgjencën për transformim”, theksuan ata.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...