7.5 C
Tirana

Kërkohet rikthimi i Berishës në arrest shtëpie, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin e SPAK

Më datë:

10 ditë pas ankimit të SPAK, është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen ndaj Sali Berishës.

SPAK ka kërkuar rikthimin e Berishës në masën e “arrestit të shtëpisë”. Raportohet se shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Engert Pllumbi, i cili do të shqyrtojë ankimin e SPAK që kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie.

Kryedemokrati Sali berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.

Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...