Vrima e zezë antike në univers

Më datë:

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon një vrimë të zezë shumë antike. Konsiderohet si nder me të mëdhatë supermasive inaktive të vrojtuara deri më sot në universin e hershëm. Studimi është kryer nga një grup ndërkombëtar të udhëhequr nga Universiteti Cambridge.

Konsiderohet si një ndër objektet më antike, pasi mendohet se është krijuar rreth 800 milionë vite pas shpërthimit të madh, Big Bang dhe ka një masë 400 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit.

Gjithashtu ka një tjetër veçori, raporti me galaktikën ku ndodhet, pasi masa e saj përbën 40% të masës totale, që e bën ta ketë rreth një mijë herë më të lartë se gjithë vrimat e zeza të vrojtuara në univers të afërt.

Deri më sot vrimat e zeza inaktive ishin te padukshme dhe dihej shumë pak për to, por falë teleskopit hapësinor James Webb po hidhet dritë mbi një tjetër element të rëndësishëm të kozmosit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ukraina kërkon takim mes Zelensky dhe Putinit, i drejtohet Turqisë për organizimin e bisedimeve të paqes

Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin...

Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis diskutojnë për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi...

NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e...