Rritja e pagave, nga tatimi mbi të ardhurat personale 60,1 miliardë lekë në buxhet

Më datë:

Nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 60,1 miliardë lekë në buxhet gjatë periudhës janar-nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi të treguesit fiskale, të ardhurat nga ky zë rezultuan 7,2 miliardë lekë ose 13,6% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe 857 milionë lekë ose 1,4 % më shumë se plani i 11-mujorit 2024.

Rritja e të ardhurve nga ky zë lidhet direkt me politikën e qeverisë për rritjen e pagave.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale në buxhetin e vitit 2025 parashikohen 70,040 milionë lekë, me rritje prej 5,6 miliardë lekë ose 8,7% më shumë se pritshmëritë për vitin 2024.

Baza e të ardhurave për vitin 2024 është ulur me rreth 500 milionë lekë (one off), e cila ka qenë e ardhura nga tatimi mbi fitimin e profesioneve të lira.

Mbi këtë bazë, në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rritja e të ardhurave që gjeneron rritja ekonomike, efektet e reformës së pagave në sektorin shtetëror që filloi më 1 korrik 2024, rritja e të cilave do të gjenerojë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagat.

Po ashtu ndikim pritet të japë edhe rritja e numrit të punëmarrësve dhe pagës mesatare në sektorin privat, i cili parashikohet të ndjekë ritmin e rritjes së pagave në sektorin shtetëror, si dhe rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi nga zbatimi i masave në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave për vitin 2025, drafti i së cilës pritet të miratohet së shpejti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...