8.5 C
Tirana

Integrimi, Rama: Një ditë krenarie e marshimit tonë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jashtme në Bruksel, si drejtues i këtij delegacioni ka postuar një fotogaleri në rrjetet sociale dhe thotë se e marta ishte një ditë krenarie e marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria çeli kapitullin e VI të negociatave, në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëria-Bashkimi Europian. Ky kapitull ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Kujtojmë se më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e parë të anëtarësimit që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrolli Financiar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...