Gjykata e Apelit lë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani

Më datë:

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në arrest me burg 14 vjeçarin Mario Përlleshi, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ai kërkoi lirinë duke kërkuar zëvendësim mase sigurimi me pretendimet shëndetësore, por kjo u refuzua nga gjykata.

Gjykata e Apelit njoftoi sot se, “mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Mario Përlleshi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin Mario Përlleshi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri.

“Në përfundim të gjykimit, sot më Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Elona Mihali, vendosi miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në vendim.

14-vjeçari, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës aty ku vendosen të miturit në konflikt me ligjin.

Gjykata e Apelit mori një vendim pasi dëgjoi argumentet që dhanë palët. Pak ditë më parë doli edhe akt-ekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

Në thikë u gjetën gjurmë të ADN-së të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita pret fëmijë në zyrë për 1 Qershorin: Punonjësi i policisë, mik i besuar i juaji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...

Rama: “Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë”, mesazh i fortë në deklaratë politike

Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në Zvërnec,...

Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: kritika për policinë dhe mbështetje për investimet e huaja

Berisha foli sot për gazetarët para Prokurorisë së Posaçme...

PD anulon foltoren e së hënës, Berisha: mbështesim protestën e Koalicionit për Familjen në Zvërnec

Partia Demokratike pritet të anulojë foltoren që zhvillon çdo...