5.5 C
Tirana

Rumania dhe Bullgaria marrin “Ok” për Shengen

Më datë:

Bashkimi Evropian ka vendosur të pranojë zyrtarisht Rumaninë dhe Bullgarinë në zonën Shengen. Kjo pasi ministrat e Brendshëm të BE-së dhanë dritën jeshile.

Ministri hungarez për Punët e Brendshme, Sándor Pintér, e konsideroi një moment historik pranimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në Zonën Shengen.

“Heqja e kontrolleve ndaj personave në kufijtë e brendshëm tokësorë me dhe ndërmjet këtyre shteteve anëtare ka qenë një prioritet kryesor për presidencën hungareze dhe sot e kemi bërë realitet. Nga ky hap do të përfitojnë jo vetëm qytetarët bullgarë dhe rumunë, por edhe BE-ja në tërësi”.

Dy shtetet do t’i bashkohen Shengenit që nga 1 Janari 2025 në cilësinë e vendeve anëtare me të drejta të plota, duke mbyllur kapitullin që filloi në vitin 2011.

Pavarësisht se Bukureshti dhe Sofja plotësuan kriteret teknike për anëtarësim që nga viti 2010, pranimi i tyre në Shengen u kundërshtua vazhdimisht nga Austria dhe Holanda, por kjo e fundit përfundimisht hoqi veton, duke lënë vetëm Austrinë.

Më vonë edhe Vjena hoqi veton që pengonte dy vendet lindore të jenë anëtare me te drejta të plota në zonën Schengen ç’ka nënkupton lëvizjen e lirë dhe pa kontrolle të qytetarëve.

Kontrollet kufitare pritet të hiqen nga 1 Janari, por kontrollet e rastësishme do të kryhen ende deri më 1 Korrik. Eliminimi i kontrolleve kufitare pritet të nxisë më tej ekonomitë e të dy vendeve pasi kamionët nuk do të duhet të presin me ditë në në kufi, gjë që rriti ndjeshëm koston e mallrave të transportuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...