Mandati i Holta Zaçaj, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit

Më datë:

Gjykata e Lartë ka nisur procedurat për zëvendësimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Anëtari i ri të Gjykatës Kushtetuese do të ketë mandat të plotë 9-vjeçar.

Gjykata e Lartë e konsideron të përfunduar mandatin e Zaçes pas datës 10 Mars 2025.

Sipas Gjykatës së Lartë, njoftimi për mandatin aktual të Holta Zaçes është bërë në vitin 2021, ku thuhej se vendi vakant që krijohet pas largimit të Vitore Tushes (paraardhëse e Zaçes), së cilës i mbaroi mandati më 2017, zgjidhet gjyqtari i ri i cili qëndron në detyrë deri më Mars të vitit 2025.

Holta Zaçaj, vijon më tej njoftimi i Gjykatës së Lartë, u zgjodh në 16 Janar 2023 si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ‘me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025’.

Vetë Zaçaj njoftoi më 10 Dhjetor se nuk kishte ndërmend të njihte datën 10 Mars të vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë ajo vendosi t’i drejtohej me një kërkesë për opnion Komisionit të Venecias.

Ajo iu drejtua me 4 pyetje të Komisionit të Venecias, ku njëra prej pyetjeve ka të bëjë se kur mbraon mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në rastet kur nis me vonesë.

Duke iu referuar Kushtetutës së Shqipërisë e cila parashikon se Gjykata Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se “përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është një proces kushtetues, ku përfshihen tre organe emërtese, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, që zgjedhin çdo tre vjet, përkatësisht, nga një anëtar të kësaj gjykate. Për të garantuar përtëritjen e rregullt të Gjykatës Kushtetuese, ky proces është i detyrueshëm për t’u kryer në kohë nga tre organet e emërtesës, me qëllim shmangien e çdo krize a tensioni, që mund të cenojë legjitimitetin dhe funksionimin normal të vetë Gjykatës, si autoriteti më i lartë, që interpreton në mënyrë përfundimtare Kushtetutën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shokuese në Tiranë, policia nis hetimet për 11 qen të vrarë”

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar një ditë më parë...

“Braçe përballë ministrit të Bujqësisë, Kuvendi me pak pjesëmarrës”

Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i...

“Fatkeqësi në Kanalin e Manshit, katër persona të vdekur”

Katër persona kanë humbur jetën pranë bregut të veriut...

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa...