Organizonin baste sportive online, 4 të arrestuar në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës arrestoi 4 shtetas për organizimin e basteve sportive online.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi operacionin policor të koduar “Bad spin 7”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...