Bardhi: Degradimi i arsimit, përgjegjësi e keqqeverisjes

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi reagoi sot ndaj fushatës së këshillimit të Kryeministrit Edi Rama me komunitetin e prindërve për kufizimin e rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se “Rama nuk është as menaxher dhe as përgjegjës për Tik-Tok dhe rrjetet sociale”,

Sipas Bardhit kryeministri Rama “ka zgjedhur tu thotë shqiptarëve se fajin e kanë rrjetet sociale, fajin e kanë telefonat, fajin e kanë prindërit, faji është jetim”, ndërsa shton se “e vërteta është se degradimi i arsimit është përgjegjësi e keqqeverisjes së Edi Ramës”.

“Në vend të kontributit në këtë drejtim, Edi Rama është i vetmi përgjegjës që në 12 vite i ofroi fëmijëve dhe të rinjve modelin e trafikantit dhe vrasësit si deputet, modelin e gangsterit e kriminelit si kryetar bashkie, apo modelin e hajdutit si ministër”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...