Nis puna për Kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama: Simbol i fuqishëm i Shqipërisë

Më datë:

Në këtë ditë jubilare për Shqipërinë që shënon 80-vjetorin e Çlirimit, nis edhe puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në kantier, për të ndjekur nga afër punimet së bashku me rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini, ministres e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Praktikisht projekti është shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë. Përbëhet nga 4 godina, godina e bibliotekës dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët. Godina e dytë është ajo e klasave dhe ambienteve mësimore. Godina e tretë është ajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion të kolegjit dhe godina qendrore është ajo e një salle të madhe, e një aule të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”, – u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.

“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit të Europës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti, sepse do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këtij kampusi. Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, – u shpreh ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Kampusi parashikohet të përfundojë brenda dy viteve dhe do të jetë gati të presë një numër të shtuar studentësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...