3.5 C
Tirana

Osmani me studentët në Kanada: Shpërblimi i agresorit, kurrë nuk ka çuar drejt paqes

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një ligjërate para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, ka thënë se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

Vjosa Osmani ka theksoi po ashtu se ndër aleatët më të rëndësishëm, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

residentja e Kosovës foli edhe për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovës gjatë luftës dhe të arriturat e saj deri sot. Sipas saj, fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithëve në Ballkan dhe Botë.

“Përfaqësimi i një vendi të ndërtuar nga hiri, një shoqërie të shkatërruar nga lufta që sot është demokracia më e fortë në rajon, kampion i shtetit ligjor, dhe një vend që ofron ndihmë për ata që kanë nevojë. Sepse kur kishim nevojë, demokracitë e botës nuk mbyllën sytë para vuajtjeve tona, por na erdhën në ndihmë. Ne besojmë fuqishëm se fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithë neve. Jo vetëm sepse është kaq e qartë se Putini dëshiron të zgjerojë konfliktin. Jo vetëm sepse nuk do të përfundonte vetëm me Ukrainën, sepse padyshim që ata kanë pretendime territoriale dhe duan të marrin territoret e të gjithëve përreth tyre, dhe ata i shohin fqinjët e tyre si shtete të përkohshme, por sepse nuk duhet ta lëmë një ngucakeq të fitojë, edhe për arsyen se shpërblimi i agresorit me territorin e viktimës nuk ka çuar kurrë në historinë e njerëzimit drejt paqes afatgjatë, asnjëherë”, ka thënë ajo.

Ajo para studentëve theksoi po ashtu se populli i Ukrainës është ai që përfundimisht do të fitojë, sepse në fund të fundit po, është e rëndësishme që të gjithë po ndihmojnë, mirëpo ajo që ka vërtet rëndësi është qëndrueshmëria e njerëzve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...