Pr/buxheti 2025, Xhixho: 8.2 miliardë euro shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë

Më datë:

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me buxhetin e vitit 2025.

“A e dini ku do të shkojnë paratë e qytetarëve me buxhetin e vitit 2025? Një buxhet prej 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve,” thotë Xhixho.

Sipas Xhixhos pjesa më e madhe e parave publike shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

Duke kritikuar buxhetin e vitit 2025, Xhixho deklaron se me buxhetin e vitit 2025, qeveria i jep “pjesën e luanit” klientëve të saj dhe “thërrimet” qytetarëve.

“Qeveria ka parashikuar të shtojë: 0.88 miliardë lekë për kontrollin e checkup-it, një aferë korruptive; 1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit, përsëri aferë korruptive; 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore, ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët shqiptarë, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi; dhe 1.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës, megaaferën e shekullit atë të inceneratorëve”, shkruan Xhixho.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

‘Jemi lodhë’ – punëtorët e sektorit privat protestojnë për të drejtat e tyre në 1 Maj

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorit. E derisa në sektorin...

BRUKSEL – BE pezullon fondet për Serbinë

Bashkimi Evropian ka ngrirë fondet nga Plani i Rritjes...

Aksident në rrugën Skërficë-Sarandë, përmbyset kamioni pas humbjes së kontrollit dhe daljes nga rruga

Në rrugën nacionale Skërficë -Sarandë, në dalje të tunelit...

Tre Kongresmenë rezolutë për Kosovën në NATO

Kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, paraqitën...