16.5 C
Tirana

Rama kërkon vullnet të përbashkët politik kundër ndryshimeve klimatike

Më datë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë jashtë skenarit, pasi tha që la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa dje në Baku liderët që të bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltukë të rehatshëm, në një sallë ngjitur me ambientet e COP29, shkruan Arit Niranjan për ”The Guardian”.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku – ndërsa imazhet e liderëve pa zë po luhen vazhdimisht në sfond”, tha Rama.

”Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftën kundër  ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, theksoi Rama.

Ai vuri në dukje deklaratën e djeshme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se ”emetimet e karbonit u rritën midis COP28 dhe COP29”.

”Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?” pyeti Rama.

”Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...