13.5 C
Tirana

Buxheti, 297 milionë lekë për ILDKPI-në, Gega: Kërkesat tona janë reflektuar

Më datë:

Në komisionin e Ligjeve u zhvillua sot seanca dëgjimore me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), në lidhje shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

Mirela Gega, përfaqësuese e IDKPI-së, tha në komision së për këtë institucion për vitin 2025 është akorduar një fond prej 297 milionë lekë të reja, e ndarë për shpenzime korente 244 milionë lekë dhe fondi për investimet 53.6 milionë lekë.

Sipas Gegës, me këtë projekt-buxhet janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe propozimet që ILDKPI ka pasur për vitin 2025.

“Ka pasur një bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe kërkesat tona janë reflektuar, duke filluar e nga efektet e ndryshmeve të VKM-së për pagat e nëpunësve civilë ashtu edhe punonjësve mbështetës, ashtu edhe për projektet që kemi propozuar në zërin  investimeve.

Kërkesat buxhetore gjithmonë ka për fonde shtesë, por për momentin buxheti që është parashikuar nuk na kufizon në arritjen e përmbushjes së objektivave që ka institucioni jonë”- tha Gega.

Sipas relatorit Klevis Xhoxhi, të gjitha kërkesat e ILDKPI-së janë të akorduar nga qeveria për vitin 2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...