16.5 C
Tirana

“Mos na vrisni”, banorët në Pajovë protestë për rrugën, babai i 8-vjeçarit që humbi jetën

Më datë:

Një javë pas aksidentit tragjik ku një fëmijë 8 vjeç humbi jetën në Pajovë të Peqinit pas përplasjes së dy automjeteve në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, familjarë dhe qindra banorë të zonës u zhvilluan një protestë me qëllim marrjen e masave për shmangien e aksidenteve.

Ata kërkojnë sensibilizimin e autoriteteve shtetërore për marrjen e masave urgjente për vendosjen e sinjalistikës rrugore, vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, ndërtimin e trotuareve, të mbikalimit, vendosjen e tabelave me kufizim shpejtësie dhe të kamerave.

Pranë vendit ku humbi jetën i mituri 8 vjeç u mblodhën qindra protestues të gjitha grupmoshave cilët  bënë publike kërkesat drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë dhe Policisë.

“Mos na vrisni këtë duam. Shteti të marrë masa”, thanë banorët.

Flamur Tabaku, babai i 8-vjeçarit duke folur për ngjarjen tragjike kërkoi drejtësi për jetën e humbur në aksident të të birit.

“Dua të ketë rregull në xhade, të ulet shpejtësia. Fatin e fëmijës sim mos e paçin asnjë. Isha në shtëpi, ai po luante me shokët e tij, duke ardhur i ra një makinë nga pas”, tha ai mes lotëve.

Protestuesit bllokuan për pak minuta qarkullimin në rrugën kombëtare dhe njëzëri kërkuan vendosjen e sinjalistikës që do të kufizonte shpejtësinë dhe do të kthente sigurinë në një nga qendrat më të populluara të bashkisë Peqin.

Ata janë dëshmitarë të dhjetëra aksidenteve me viktima dhe fatkeqësisht nuk është marrë asnjë masë për rritjen e sigurisë rrugore.

Me protestuesit u bashkuan edhe disa nxënës të Gjimnazit “Qemal Ataturku”, Pajovë. Ata shprehen se ndjehen të rrezikuar nga automjetet që qarkullojnë me shpejtësi në këtë aks rrugor kur dalin nga shkolla.

“Kam 35 vjet në këtë vend, kanë ndodhur qindra aksidente. Na dridhet mishi, nuk mund të kalojmë më në këtë vend, na duket si hije e zezë”, tha një banore.

Ndonëse një zonë e banuar, ku ushtrojnë aktivitetin disa biznese, madje gjendet dhe shkolla, drejtuesit e mjeteve abuzojnë me shpejtësinë.

8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi jashtë rruge, duke e përplasur për vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...