Shqipëria merr vlerësimin e veçantë nga revista prestigjioze britanike

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm të bukur në rrjetet sociale. Ai shkruan se Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë nga “Wander Reader Travel Awards” si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët.

Është prestigjiozja britanike “Wanderlust” që në edicionin e 23 të saj akordoi këtë vlerësim për vendin tonë, i cili merret përmes një votimi publik.

“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...