6.5 C
Tirana

Rama flet nga Budapesti për Presidentin e ri amerikan: Kur Trump u zgjodh herën e parë…

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Komitetit Politik Europian në Budapest, komentoi zgjedhjen e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë.

Rama ka thënë se për shqiptarët “SHBA-ja është SHBA” dhe se nuk bën dallim se kush e drejton Shtëpinë e Bardhë.

“Për Shqipërinë nuk do të thotë asgjë zgjedhja e Trump, në sensin që nuk ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë nuk bën dallim, meqë SHBA-ja është SHBA.

Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se kur Trump ishte zgjedhur për herë të parë President, të gjithë ishin frikësuar, megjithatë thotë se gjatë asaj periudhe, NATO ishte bërë edhe më e fortë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...