15.5 C
Tirana

Parandalohet ngjarja kriminale në Mamurras

Më datë:

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Mamurras. Mësohet se Shkëlzen Reçi ka dhunuar gruan e tij, teksa në banesë mbante armë gjahu dhe fishekë,

Sakaq, policia i lëshoi 38-vjeçares kërkesë padinë për rdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi ngjarje kriminale në një familje në Mamurras.

Dhunoi bashkëshorten, si dhe kishte në banesë 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri, arrestohet 40-vjeçari.

Gjithashtu, Policia i plotësoi 38-vjeçares, kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe sekuestroi armët dhe municionin.

Si rezultat i reagimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pasi një 38-vjeçare kallëzoi se dhunohej nga bashkëshorti i saj, u mundësua kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, konkretisht Shkëlzen Reçi 40 vjeç, banues në Mamurras. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën 2 armë gjahu, 300 fishekë automatiku dhe 155 fishekë pistolete, që mbaheshin pa leje, nga 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...