21.5 C
Tirana

“Sulltani do skllevër”, Noka: Mosbindja civile do të vazhdojë. 

Më datë:

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën se i ka shpallur luftë opozitës.

Noka theksoi se janë kthyer në Kuvend për të diskutuar për buxhetin, por mosbindja civile do të vazhdojë.

“I keni shpallur luftë opozitës, e cilësoni si armike. Ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë. Sulltani do skllevër, do një tufë me pengje, me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë.

Ne jemi këtu për betejë dhe duhet të jeni të sigurt.

Mosbindja civile do të vazhdojë, por ne do t’iu flasim shqiptarëve për buxhetin. Vetëm një rrugë ka për t’iu marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile”, tha Noka.

Ndërkohë, në fund të fjalës së tij, Noka njoftoi se SPAK sapo ka pushuar çështjen ndaj deputetes së PD-s, Elda Hoti, e cila u akuzua se hodhi lëndë të dyshimta në Kuvend.

Ndërkohë, Spiropali iu përgjigj me ironi: “Më kishe munguar në këtë foltore. Unë ku ta gjej që të jeni këtu dhe të diskutojmë. Keni bërë mirë që vendosët të flisni këtu në foltore”, reagon Spiropali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...