13.5 C
Tirana

GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Bashkim Haxhiajn.

Më datë:

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Bashkim Haxhiajn, të akuzuar për trafik narkotikësh, duke vendosur “arrest në shtëpi”, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë në cilësinë e të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Por Haxhia do të qëndrojë në burg pasi është dënuar me 4 vite dhe 4 muaj burg për një proces tjetër, atë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji të ndodhur në fillim të nëntorit të 2019-ës.

Më herët me 31 Tetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për ndryshimin e masës në “arrest shtëpie” për dosjen e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit për Genti Ndernjaku dhe Julian Pjetri, por qëndrojnë në burg pasi janë dënuar për atentatin ndaj Ndojit.

Më 19 tetor, GJKKO dënoi pesë anëtarë të grupit kriminal që u përfshi në atentatin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët shpëtuan me lëndime të lehta, por mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tre shqiptarë ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia për drogë, pastrim parash dhe mashtrim

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të...

Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjisë në rajonet ruse

Sulmet me dronë të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të pjesshme...

Bradashesh: Përmbytjet dhe akuza ndaj firmës Salillari për devijimin e përroit të Kushës

Familjet e prekura nga përmbytjet e mbrëmjes së të...

Balla për ndryshimet e propozuara nga PS: Hetimi dhe gjykimi penal mbeten të paprekura

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...