13.5 C
Tirana

Sërish krim pasioni në Korçë/ Zbardhet dinamika, e plagosura ish-partnere e autorit

Më datë:

Sërish krim pasioni në Korçë. Burime nga policia bëjnë të ditur se e lënduara nga kjo ngjarja e ndodhur pak më parë, është ish partnerja e autorit.

Në konflikt janë përfshirë këta dy autori dhe ish-partnerja e tij e cila raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.

Shkak i konfliktit ka qenë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qënë i dënuar më parë edhe për përndjekje.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...