Zelensky: 11 000 koreano-veriorë të dislokuar në Kursk

Më datë:

Rreth 11 000 ushtarë të Koresë së Veriut kanë mbërritur tashmë në zonën kufitare ruse të Kurskut, tha sot Kievi, mes frikës se ata do të vendosen në Ukrainë.

“Ne shohim një rritje të numrit të koreano-veriorëve”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videomesazhin e tij të mbrëmjes.

Ai tha se informacioni i tij bazohej në gjetjet e shërbimeve te inteligjencës ukrainase.

Kievi supozon se ushtarët e Koresë së Veriut së shpejti do të dislokohen nga Rusia në Ukrainë, megjithëse diplomatët e OKB-së thanë se ata mund të vendosen prapa vijës së frontit për të kryer detyra logjistike.

Mbetet e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të vendosen për të luftuar në territorin ukrainas ose në zonat e Rusisë të pushtuara nga Ukraina, e cila përfshin pjesë të Kurskut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...