7.5 C
Tirana

Bardhi: Në Kuvend për të kundërshtuar buxhetin e Belindës dhe…

Më datë:

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se opozita do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë për të kundërshtuar atë që e konsideroi si projektbuxheti i Belinda Ballukut dhe jo të shqiptarëve.

Bardhi tha se ne do t’i tregojmë shqiptarëve se ky projektbuxhet që paraqitet nga Qeveria nuk mbron interesat e shqiptarëve, por të Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt.

“Ky është buxheti i Belinda Ballukut që për 3 rrugë dyfishon fondet që t’i fusi në xhep, është buxheti i Erion Veliajt që të vjedhë me bashkë me drejtorët e tij, që gjysmat i ka në burg. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve që ky nuk është buxheti i tyre”, tha Bardhi.

I pyetur nëse rikthimi në Kuvend është ndërprerje e mosbindjes civile, Bardhi tha se cilido që i shërben interesit europian të Shqipërisë duhet t’i thotë shqiptarëve të vërtetën, e cila është se deputetët e opozitës nuk lejohen të kryejnë detyrën e tyre.

“Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti, ikja nga Parlamenti do të thotë që të ikësh nga mosbindja civile, do të thotë që të ikësh nga përballja me Qeverinë.

Ne nuk bojkotojmë institucionet, por do të reagojmë rast pas rasti. Sa herë të ketë shkelje të të drejtave të opozitës, do të shikoni grupin parlamentar të reagojë.

Ne jemi penguar të futemi në Kuvend, përballja me Gardën nuk ka qenë vendimmarrje e opozitës, por e mazhorancës. Ne kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesë në seancat plenare. Kemi bërë njëherë gabimin në 2019, nuk e përsërisim më.

Edi Rama ka frikë nga përballja, një frikacak që fshihet pas Elisës.

Ne do të jemi në Komisione, për tu përballur me Qeverinë dhe mazhorancën”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...