13.5 C
Tirana

Laert Haxhiu ankimon dënimin: Më hiqni burgimin e përjetshëm

Më datë:

Në Apelin e Posaçëm është mbajtuar seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32 vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e dy të tjerëve.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitit 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Avokati i Laert Haxhiut kërkoi riçelje të procesit gjyqësor, por kërkesa u refuzua nga gjykata. Në seancë ishte ishte i pranishëm edhe Laert Haxhiu që pretendoi se po dënohej pa asnjë provë.

Haxhiu kërkoi që t’i hiqnin burgimin e përjetshëm. Sakaq, kërkoi edhe largimin e prokurores Doloreza Musabelli që bashkë me Altin Dumanin kanë kryer hetimet ndaj Haxhiut dhe personave të tjerë të dyshuar.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më datën 13 nëntor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...