Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur këtë të Hënë në SPAK. “Kur të dal…”, u tha ai gazetarëve teksa po futej në ambientet e Strukturës së Posaçme.
Ndërkohë sipas gazetarëve, ai mund të jetë thirrur për tensionet së fundmi në Kuvend apo për një kallëzim të bërë ndaj tij.
Ky i fundit lidhet me disa përplasje për çështje pronësie. “Ai është paraqitur edhe më herët, pikërisht për këtë kallëzim”
Aludohet po ashtu se mund të ketë një hetim ndaj pasurisë së tij.


