Manja: Ndihma Juridike Falas, akses të barabartë për çdo qytetar

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se Ndihma Juridike falas garanton mbrojtje për të gjithë qytetarët.

Në një postim në rrjete sociale Manja tha sot se, “Përjashtimi nga tarifat përmbarimore dhe shpenzimet gjyqësore është një nga elementët kyç të Ndihmës Juridike, që garanton akses të barabartë në drejtësi për çdo qytetar, veçanërisht ata në nevojë.

Përmes Ndihmës Juridike Falas, Ministria e Drejtësisë garanton mbrojtje dhe akses të barabartë për të gjithë qytetarët në sistemin e drejtësisë!”, shkruan Manja.

Ndihma Juridike Falas,  garanton mbrojtje dhe akses të barabartë për të gjithë qytetarët në sistemin e drejtësisë. Ky shërbim është i pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të gjitha ata që i nevojitet ndihmë juridike falas apo avokat falas për proces gjyqësor.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë 20 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore (në Tiranë, Lushnjë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Tropojë, Përmet, Pukë, Mat, Kavajë, Kurbin, Gjirokastër dhe Fier).

Nga kjo ndihmë përfitojnë qytetarët pa të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme. Viktimat e dhunës në familje; Viktimat e abuzuar seksualisht. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Viktimat e mitur, të miturit në konflikt me ligjin. Fëmijët të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Personat që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit. Personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale, etj.

Për më shumë informacion të interesuarit duhet të kontaktojnë në www.ndihmajurdike.gov.al dhe nr. e gjelbër pa pagesë: 0800 10 10.

Nga 11 tetori, Ndihma Juridike Falas ofrohet edhe nga 14 organizata të shoqërisë civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...