Begaj pret Gonzaton: Shqipëria, në një fazë të re të avancimit drejt anëtarësimit në BE

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi zyrtarisht Raportin e Progresit të Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

“Ditë e mirë për Shqipërinë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke iu referuar hapjes së negociatave për kapitujt themelorë. Kreu i Shtetit e vlerësoi Progresraportin 2024 si nxitje për të gjithë aktorët shqiptarë, që të punojnë së bashku edhe më fort në arritjen e objektivit të përshpejtimit të procesit që synon anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Presidenti Begaj, i cili shprehu bindjen edhe për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat me BE-në para fundit të këtij viti, gjatë Presidencës hungareze.

Presidenti i Republikës i përcolli ambasadorit Gonzato mirënjohjen ndaj Brukselit zyrtar dhe Presidentes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, për mbështetjen, vullnetin e mirë ndaj Shqipërisë si edhe besimi ndaj progresit të arritur në përmbushjen e reformave integruese.

Presidenti i Republikës vlerësoi si inkurajues faktin që zgjerimi i unionit në Ballkanin Perëndimor është rikthyer fuqishëm në axhendën politike të Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian, duke ndjekur një politikë të besueshme zgjerimi, mundëson nxitjen e reformave dhe të shpresës për integrimin e plotë evropian të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...