Mbetjet toksike, Shehaj: Qeveria t’i përgjigjet Prokurorisë Durrës për sekuestrimin e ngarkesës

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj kërkoi që përfaqësues të qeverisë t’i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë Durrës për sekuestrimin e 800 tonëve mbetje toksike që gjenden jashtë portit të Durrësit.

Duke marrë fjalën në seancën plenare sot në Kuvend, Shehaj tha se, “jashtë portit të Durrësit ndodhen një ngarkesë me mbi 100 kontejnerë që prokuroria e  Durrësit ju ka kërkuar ta sekuestroni”.

Sipas tij, ky është urdhri i ekzekutimit, pasi Prokuroria e Durrësit dyshon se në ato kontejnerë ndodhen 800 tonë mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe që duhet të ishte sekuestruar.

Ai tha se, Ministri i Brendshëm duhet të japë llogari pse nuk zbaton urdhrin e Prokurorisë.

“Të gjitha institucionet e linjës të përfshira në këtë çështje duhet të reagojnë. Mirë që nuk bëni transparencë, respektoni urdhrin e Prokurorisë. Por është e qartë pse nuk e bëni, sepse duhet të fshihni trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike që keni bërë nga porti i Durrësit. Mos shkelni ligjin!” – u shpreh Shehaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...