19.5 C
Tirana

Protesta më 29 Tetor, PD njofton Policinë për 3 orë tubim

Më datë:

Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijojë qëndrimi i tyre. Policia nuk ka dijeni për ndonjë skenar tjetër të protestuesve, nëse do të qëndrojnë vetëm aty apo do të lëvizin në pika të tjera.

Sipas të njëjtave burime, kjo protestë pritet të sjellë bllokim rrugësh në Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Aksioni i radhës i opozitës vjen pasi 30 deputetë të grupit parlamentar demokrat protestuan në mbrojtje të kauzës së tyre para Parlamentit Europian në Strasburg.

Sipas demokratëve, përpjekjet e opozitës për të garantuar shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri, janë rruga e vetme që e afron Shqipërinë në familjen europiane.

Sjellim në vëmendje se më 7 Tetor, opozita zhvilloi një protestë në Tiranë që u shoqërua me bllokim rrugësh, veprime të dhunshme, si dhe hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të institucioneve në kryeqytet

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...