5.5 C
Tirana

MEPJ takim me OSBE-në për mbështetje ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin

Më datë:

Ministria për Europën e Jashtme e Shqipërisë së bashku me OSBE- në organizuan në Uashington, SHBA, takimin “Përgjegjësia dhe Fuqizimi: Mbështetja e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin”, duke e sjellë këtë çështje kritike në OKB.

Gjatë punimeve u ritheksua përgjegjësia e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme, ku shkelje të tilla as nuk tolerohen dhe as nuk injorohen.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se “ne duhet të ndërmarrim veprime urgjente, për të forcuar mekanizmat e llogaridhënies dhe për të siguruar që asnjë autor nuk do i shpëtojë drejtësisë”.

“Po aq i rëndësishëm është angazhimi ynë për të mbështetur të mbijetuarit dhe për të trajtuar traumat që ata po kalojnë”, theksoi Hasani. Ministri Hasani i shprehu mirënjohjen OSBE-së për partneritetin në bashkorganizimin e kësaj ngjarjeje, Përfaqësueses Speciale të OKB-së Pramila Patten për udhëheqjen e saj të palëkundur dhe panelistëve të nderuar për njohuritë e tyre të vlefshme.

“Së bashku, ne mund t’i kthejmë rezolutat në veprime konkrete”, tha Hasani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...