4.5 C
Tirana

Liderët e G20-tës mesazh uniteti në luftën kundër koronavirusit

Më datë:

Liderët e vendeve të G20-tës kanë shprehur vendosmëri për të avancuar në koordinim në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në deklaratën e publikuar pas përfundimit të samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt përmes video-koferencës, thuhet se “Pandemia e paparë COVID-19 është një kujtesë e fortë e përkushtimit dhe brishtësisë tonë. Luftimi i kësaj pandemie kërkon një veprim të gjerë global në mënyrë transparente, të fortë, të koordinuar dhe me solidaritet”.

Liderët e G20-tës kanë shprehur vendosmëri për të krijuar një front të përbashkët kundër këtij kërcënimi të përbashkët, duke theksuar se gjetja e zgjidhjeve për efektet sociale dhe ekonomike si dhe çështjet shëndetësore konsiderohet si një prioritet i përbashkët.

Në deklaratë po ashtu theksohet se G20 është e vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të tejkaluar pandeminë, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Grupin e Bankës Botërore dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

“Jemi të vendosur të sigurojmë që asnjë përpjekje të mos shkojë kot, qoftë kolektive ose individuale, të mbrohet jetën e njerëzve, vendet e punës dhe të ardhurat, të rikthehet besimi, të ruhet stabiliteti financiar, të stimulohet zhvillimi dhe të arrihet një zhvillim më i fortë. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të minimizojmë pengesat në tregtinë dhe zinxhirin global të furnizimit, duke ndihmuar vendet në nevojë, të koordinojmë shëndetin publik dhe të realizojmë masat financiare”, thuhet në deklaratën e G20-tës.

Deklarata në fund thekson se vendet e G20-tës “do të injektojnë rreth 5 trilionë dollarë” në ekonominë globale përmes politikave fiskale dhe masave ekonomike për të luftuar koronavirusin.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të guximshme dhe të gjerë financiare”, thuhet në deklaratë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...