11.5 C
Tirana

Zbulohet magazina me kanabis në Korçë, 4 të arrestuar e 1 në kërkim.

Më datë:

Katër persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë që u zhvillua në Voskop të Korçës të enjten. Policia thotë se ka sekuestruar 195 kilogramë kanabis që ishte në proces tharje.

Lënda narkotike u gjet në një magazinë ku edhe energjia elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të tharë bimët narkotike.

Brenda magazinës policia thotë se arrestoi 4 persona. Një tjetër ndërkohë u shpall në kërkim. Këtij të fundit, një 38-vjeçar, iu gjetën në banesë edhe 2 bimë narkotike si dhe sasi të vogla kanabisi dhe kanabisi.

Ndërkohë gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshah, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Demirshahu akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike e vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa Burda e Hamitaj vetëm për moskallëzim krimesh. Guri nga ana tjetër për prodhim e shitje lëndësh narkotike, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje.

Në ambientet e magazinës janë kapur në flagrancë edhe 3 gra, të gjitha nga Cërriku, për të cilat ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Mësohet se ato ishin punëtore në magazinën e drogës.

Autoritetet thonë se sekuestruan në total 1 pistoletë, sasi kokaine, 1 patentë false, 7 celularë, 1 makinë, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Të arrestuarit kishin si synim shitjen e drogës në Korçë dhe në qytetet e tjera të juglindjes

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...