Teliti: Qëndresa jonë do sjellë ndryshimin e madh, kryeqyteti po betonizohet

Më datë:

Eksperti i ekonomisë pranë PD Dorian Teliti, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës tha se qëndresa opozitare do të sjellë ndryshimin e madh në kryeqytet dhe në Shqipëri.

Teliti theksoi se korrupsioni është rritur dhe kryeqyteti po betonizohet.

Sipas tij, në Shqipëri janë dhënë 2.3 herë më shumë leje ndërtimi sesa në vitet e kaluara.

Dorjan Teliti: Kjo qëndresë do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e në Shqipëri. Në Tiranë janë dhënë 2.3 herë leje ndërtimi më shumë sesa vitet e kaluara. Me këto gjëra duhet të merret me Prokuroria e jo të ketë akuza të rreme ndaj liderëve të opozitës.

Ne që jetojmë në Tiranë duket sikur po jetojmë në qytet të huaj. Bashkia është kthyer në ndërmarrjen më të re të betonizimit të kryeqytetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...