Von der Leyen: Të gjithë grup-kapitujt mund të hapen deri në fund të 2025-ës

Më datë:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se Shqipëria ka ecur shpejt në procesin e integrimit dhe se në rast se gjërat ecin siç duhet, mund të hapen të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, nga Tirana, Ursula von der Leyen theksoi se ndaj është e arsyeshme të mos ketë një datë të saktë.

“Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare. Këtu me Shqipërinë kemi një një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Pra është një plan ambicioz. Do të ketë nevojë për shumë punë. Ndaj është e arsyeshme të mos kemi një datë të saktë, por që duhet bërë e gjithë puna për tu bërë shtet anëtar dhe ky proces varet nga merita e çdo vendi”, deklaroi Presidentja e KE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...