Nxënësja e “Petro Nini Luarasit” portretizon veprën “Lexuesja” të piktorit Sadik Kaceli

Më datë:

Nxënësit e talentuar të shkollave në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe 80-vjetorit të Çlirimit po i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale shembullin e nxënëses së gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Viola Beqiraj, e cila ka portretizuar veprën “Lexuesja” e piktorit Sadik Kaceli, e realizuar në vitin 1947, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ndërsa fotografia është realizuar nga Emi Nebiu.

“Kjo vepër përcjell në  tetorin e librit rëndësinë e leximit dhe të dijes në ndërtimin e një kombi”, tha Manastirliu.

Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.

Aktivitetet do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...