Kryemadhi në GJKKO: Kjo nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët

Më datë:

Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku do të njihet edhe me masën e sigurisë ndaj saj.

Por, përpara hyrjes së saj në seancë, Kryemadhi ka folur me gazetarët duke u ndalur te sistemi i drejtësisë.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në qoftë se inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për t’iu treguar dhe për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që ka nxjerrë sekretin hetimor.

Pra, për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar miliona dollarë dhe miliona euro.

Do shikojmë dhe fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zvërneci në qendër të reagimeve qytetare, protesta e tretë mbahet sot

Sot në mbrëmje pritet të mbahet protesta e tretë...

ITALI – Një tërmet i fuqishëm 6,1 ballë Rihter godet bregdetin jugor

 Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mëngjes bregdetin...

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...