4.5 C
Tirana

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Persekutim politik

Më datë:

Kryedemokrati Sali Berisha ishte në një konferencë me gazetarët kur mësoi se ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Berisha tha se “persekutimi ndaj Ilir Metës është politik”.

“Çdo gjë ndaj tij [Ilir Metës] është politike.

Persekutimi i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndofta edhe fizik të Ilir Metës.

Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Ilir Meta u arrestua këtë të hënë. Kujtojmë se ndaj tij janë regjistruar të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...