Arrestohet me urdhër të SPAK Ilir Meta

Më datë:

Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.  Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar më herët të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin.

Kallëzime të cilat janë përkthyer në procedime të regjistruara për çështje të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tarran: Shqipëria, progres me përafrimin e mjedisit mediatik me standardet ndërkombëtare

 Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel...

Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Gjyli dhe Elezi paraqiten në Gjykatën e Posaçme

Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH-së dhe Erald Elezi janë...

Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në...

Berisha akuza Altin Dumanit: Delikuent dhe pare-larës! Mashtroi për vilën ku banon

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë...