3.5 C
Tirana

Oksigjeni mjekësor, PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani furnizojnë spitalet

Më datë:

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë atë që e konsideron si “monopol” dhe që ka lidhje me oksigjenin mjekësor, që prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale. Sipas PD-së, furnizimi shkon në duart e vetëm dy furnitorëve.

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në PD, duke paraqitur dokumente, tha se nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Sipas Vangjelit bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

“Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe,

Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro”, tha Vangjeli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...