Elda Hoti hedh një material të lëngshëm drejt deputetëve, Spiropali e përjashton

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputeten e opozitës Elda Hotin dhe një deputet tjetër të opozitës.

Deputetja Hoti ka hedhur një material i lëngshëm që nuk dihet se çfarë ishte, gjë që ka sjellë reagimin e maxhorancës. Hoti pretendon se materiali i hedhur është parfum, por Spiropali ka kërkuar Gardës të verifikojë se çfarë lënde ishte.

Spiropali i ka bërë thirrje që të largohet nga Parlamenti deputetes Hoti duke theksuar se me të duhet të merret SPAK.

“Ju keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda ju po rrezikoni jetën e deputetëve në këtë sallë. Ju lutem Garda merni masa. Jeni e përjashtuar nga seanca, dilni jashtë dhe për veprat tuaja ka kallëzim penal. Me ju do të merret Prokuroria e Republikës së Shqipërisë dhe SPAK duhet të merret me ju zonjë, nuk duhet të merret kjo sallë seancash. Zoti Doda ju lutem uluni në vend, dilni jasht jeni e përjashtuar nga seanca. I lutem Gardës të verifikojë se çfarë ishte materiali që u hodh mbi deputetët, duhet të verifikoj. Zonja Hoti dhe zoti Doda dilni jashtë nga salla keni rrezikuar jetën e deputetëve. Dilni jashtë jeni të përjashtuar të dy”, shprehet Spiropali.

Ndërkohë opozita është përplasur sërish me punonjësit e Gardës ditën e sotme në ambientet e jashtme të Parlamentit. Deputetetët opozitarë kanë kërkuar të hyjnë brenda Parlamentit për seancën e sotme plenare, por nuk janë lejuar prej Gardës pasi 24 prej tyre janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...