Këlliçi: SPAK dhe GJKKO të na vendosin në dispozicion aktet hetimore për..

Më datë:

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi u shpreh sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu se SPAK dhe GJKKO nuk i janë përgjigjur kërkesës për të vënë në dispozicion aktet hetimore për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ai theksoi se “hetimi për megaaferën ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim”, ndërsa shtoi se prej datës 15 gusht PD i është drejtuar me një shkresë kreut të SPAK, Altin Dumani dhe atij të GJKKO, Erjon Bani për të marrë aktet hetimore dhe datën e seancës paraprake për të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako e Taulant Tushën.

“I bëj sot thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe të na vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit. Partia Demokratike dhe unë personalisht do t’i qëndrojmë deri në fund zotimit të dhënë se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, do të shkojnë në qeli”, u shpreh Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...