21.5 C
Tirana

Balluku: Mbërrin makina e re për korrigjimin e shtrirjes së shinave

Më datë:

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka mbërritur në Shqipëri makineria moderne, e cila do t’i japë një hov më shumë punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Sipas Ballukut punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re dhe se makineria që njihet me emrin “rrahëse”, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.

Ajo përdoret për të shtypur çakëllin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel.

Gjithashtu, kjo makineri korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët.

Sipas ministres Balluku, linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...