13.5 C
Tirana

“Babi vrau mamin”, detaje të reja nga krimi makabër në Itali

Më datë:

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan në sy të fëmijëve të mitur,.

Mësohet se autor i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci.

Mediat italiane raportojnë se ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka vesuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Krimi ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa shkak mendohet të jenë konfliktet në çift.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...