14.5 C
Tirana

Si ndodhi vrasja në Sarandë

Më datë:

Ngritja e nivelit të muzikës në banesë është bërë shkaku i konfliktit në Sarandë që përfundoi me një viktimë.

Mësohet se 65 vjeçari Gëzim Bizgjoni i ka kërkuar qiraxhiut Admir Beqiri të ulte muzikën pasi mbante zi për humbjen e vajzës 29 vjeçare para një muaji.

Në konflikt e sipër Admir Beqiri e goditi me shishe dhe kazmë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës. 65 vjeçari punonte në ndërtim dhe prej pak kohësh kishte strehuar në banesë kundrejt pagesës, Beqirin.

Vetëm pak minuta pas krimit policia arrestoi autorin. Në njoftim zyrtar thotë se autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu krimin.

40-vjeçari Admir Beqiri njihet si person me precedentë penalë.

Ai ka qenë disa herë i shoqëruar për veprime të dhunshme.

Para disa vitesh atij i kanë vrarë vëllain në fshatin Gjashtë të Sarandës pas konfliktit për prishjen e pazareve të drogës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...