13.5 C
Tirana

“Ruani qetësinë, mos u provokoni”, takimi i kryepolicit Proda me shefat e komisariateve

Më datë:

Zbardhen detaje të reja nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës që kishte në fokus masat për protestën e opozitës, e cila mbahet sot në orën 18:00.

Opozita e konsideron protestën mosbindje civile.

Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit.

Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara.

Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve”, mësohet se ka qenë këshilla e kryepolicit Proda.

Një porosi e veçantë ka qenë për personat me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim.

Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar më tej Drejtori i Policisë së Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...