13.5 C
Tirana

“E reja e Rugovës” në podkastin “Flasim”: Kosova nuk duhet t’i prishë raportet me miqtë ndërkombëtarë

Më datë:

Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës , ose siç thirret në popull “e reja e Rugovës”, erdhi sot me një rrëfim ndryshe në podkastin “Flasim”, ndërsa shprehu edhe ambicien e saj për t’u marrë me politikë.

“E reja e Rugovës” emërtohet episodi i radhës i podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku Blerta Rugova ndau momente nga jeta e saj, por edhe shenjimin që ka lënë emri i familjes Rugova në këtë rrugëtim jete.

Edhe pse nuk e ka njohur personalisht Presidentin Rugova, pasi ai ishte ndarë nga jeta kur ajo u bë pjesë e familjes, Blerta tregon se disa virtyte të tij i sheh të reflektuara te fëmijët e saj.

“Durimi, humori, përulja të gjitha këto elemete që na kanë pëlqyer edhe më parë te presidenti Rugova, i shoh te fëmijët e mi. Kjo më heq atë dëshirën që kam pasur gjithmonë të takoj presidentin Rugova”, tha ajo.

Ndërsa artikuloi dëshirën për t’u angazhuar në politikë, Blerta Rugova renditi disa nga prioritetet që mendon se duhet të adresohen në fushën e shëndetësisë, fushë në të cilën ajo është diplomuar.

Sipas saj “burimet shëndetësore kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndaj duhet të punohet që të rregullohet infrastruktura dhe mjekët të mos largohen, por të rriten rrogat”.

“Duhet të mos prishim raportet sidomos me miqtë tanë ndërkombëtarë. Zhvillimet e fundit po i shohim me sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë nga SHBA. Këto janë disa elemente që duhet t’i shohim. Zgjedhjet janë shumë shpejt, kështu që do ta shohim çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se, “është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, pavarësisht kontekstit dhe pozicionit në të cilin ndodhet, që të ketë miq”.

Rama solli si shembull bisedën me liderin e një vendi të vogël, por shumë të pasur, në Lindjen e Mesme.

“Im atë më thoshte gjithmonë: Biri im, ne kemi bekimin nga Zoti që të jemi një vend i pasur se na ka dhënë gjithë këtë pasuri nëntokësore. Kemi pasur edhe aftësinë që të rritemi nga pikëpamja e informacionit e aftësive dhe sot jemi një vend i begatuar, por mos e harro kurrë, jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj, sepse ditën kur dikush më i madh mund të vijë të na trokasë te dera, mund ta mbrojmë shtëpinë vetëm po të kemi një mik më të madh se ai”, tregon Rama, bisedën e rrëfyer nga lideri i këtij vendi.

Rama tha se bërja dhe mbajtja e miqve në kushtet e një vendi të vogël si Shqipëria apo Kosova, që nuk janë vende me pasuri të mëdha që i bëjnë vetvetiu interesante si vende, është një parakusht për të cilin duhet të punojë çdokush që ka në dorë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...